Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK hap konkurs për tre drejtorë të spitaleve dhe zyrës së Prokurimit

Lajme 12/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Administrata Qendrore FOTO: Gazeta Shneta
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka hapur konkurs për drejtorë në katër pozita, tre spitale të përgjithshme dhe për zyrën e prokurimit.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka shpallur konkurse për pozitat e Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Ferizaj dhe Gjakovë. Kandidatët e suksesshëm do të përgjigjen për drejtimin dhe koordinimin e operacioneve, aktiviteteve financiare dhe administrative të spitalit në përputhje me ligjet dhe politikat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Aktualisht këto spitale udhëhiqen nga ushtrues detyre.

Në të njëjtin kohë, në Administratën Qendrore të SHSKUK-së, një pozitë e rëndësishme është e hapur për Shefin e Divizionit të Prokurimit. Kandidatët e kësaj pozite do të kenë përgjegjësi për identifikimin e nevojave të prokurimit, përgatitjen e dokumenteve të prokurimit, dhe sigurimin e zbatimit të metodologjisë së prokurimit për të garantuar që operacionet e prokurimit janë transparente dhe ligjore.

Kujtojmë se SHSKUK edhe më parë kishte hapur konkursin për drejtorin e Prokurimit por i njëjti ishte anuluar. Aktualisht kjo njësi udhëhiqet nga ud.drejtori Selami Krasniqi.

Për më shumë informacion dhe për të aplikuar për këto pozita, aplikantët mund të vizitojnë faqen zyrtare të internetit të SHSKUK-së ose të marrin aplikacionet në zyrat e përgjegjësve të burimeve njerëzore në institucionet përkatëse. /GazetaShneta/

Artikulli paraprakOKB thotë se ndihmat për Gazën janë bllokuar në portin izraelit
Artikulli i rradhës Depresioni dhe ankthi mund të rrisë shanset e një gruaje shtatzënë për një prerje cezariane

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.