Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OKB thotë se ndihmat për Gazën janë bllokuar në portin izraelit

Lajme 12/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Agjencia kryesore e Kombeve të Bashkuara që ofron ndihma për palestinezët në Gazë po përballet me pengesa administrative në rritje nga Izraeli, njoftuan zyrtarët. 

Shefi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën, UNRWA, tha se në një port të Izraelit ishte bllokuar një dërgesë ushqimore që mund të plotësojë nevojat 30 ditore për palestinezët. 

Izraeli pretendon se 12 punonjës të kësaj agjencie ishin të përfshirë në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, ndërsa një numër vendesh donatore pezulluan fondet. 

UNRWA i ka shkarkuar punonjësit e akuzuar dhe ka nisur një hetim. 

“Aktualisht mjedisi ku jemi është mjaft armiqësor ndaj agjencisë. Disa vendime kanë filluar të ndikojnë tek aftësitë e agjencisë që të funksionojë siç duhet”, tha të premten Philippe Lazzarini, kreu i agjencisë së ndihmave për palestinezët, UNRWA. 

Ai tha se një kontraktor që ofronte shërbime për agjencinë në portin Ashdod e ka njoftuar atë se nuk mund të vazhdonte të punonte me organizatën e ndihmave pas udhëzimeve nga autoritetet izraelite. 

Si rezultat, tha zoti Lazzarini, në port është bllokuar një dërgesë nga Turqia me 1,049 kontejnerë me furnizime ushqimore që mund të mbulojë nevojat e 1.1 milion njerëzve për një muaj. 

Ai tha se UNRWA e kishte informuar Turqinë për bllokimin. Deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka pasur asnjë koment nga autoritetet turke. Incidenti ndodh ndërsa Gaza përballet me një emergjencë humanitare në rritje, me qindra mijëra palestinezë që përballen me urinë akute. 

Artikulli paraprakSHSKUK për vdekjen e Tanajt: Profesionist i përkushtuar ndaj pacientëve
Artikulli i rradhës SHSKUK hap konkurs për tre drejtorë të spitaleve dhe zyrës së Prokurimit

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.