Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Konkursi për infermierë në Spitalin e Gjakovës, në moment të fundit anulohet testi me shkrim

Lajme 31/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rreth 130 kandidatë aplikuan në konkursin për infermier në Spitalin Regjional në Gjakovë. Të njejtit u njoftuan se më 27 tetor 2022 do të mbahet testi me shkrim, por në moment të fundit testi u anulua.

Pjetër Kola, kryesues i Komisionit thotë se nuk është i njoftuar për arsyet e anulimit të testit me shkrim, dhe tregon se zyrtarja ligjore e spitalit e ka njoftuar se testi me shkrim është anuluar, duke mos i’a treguar arsyet.

“Jemi mbledh si komisioni me shku në ora 10:00 në testin me shkrim, juristja e spitalit na ka thirrë. Leunora (Ymeraga) më ka thirrë dhe më ka tregu që është anulu testi me shkrim. Jo nuk është mbajtë më testi”, tregon ai për Gazetën Shneta.

Leunora Ymera nga zyra ligjore e spitali e mohon se e ka njoftuar Kolën për anulimin e testit me shkrim. Ajo thotë se drejtori ekzekutiv, Jeton Zarari e ka telefonuar atë dhe e ka njoftuar se konkursi është anuluar “nuk më ka treguar arsyet e anulimit”.

Pas telefonatës për anulim të konkursit Ymeraga tregon se i kanë telefonuar të gjithë kandidatët për anulim të testit me shkrim.

“Me ka tregu drejtori (Jeton Zarari) që nuk mbahet testi por nuk i di arsyet. Jo unë kryesuesin nuk e kam njoftu unë i kam njoftu vetëm palët që është shty testi por nuk i di arsyet e anulimit. Unë e kam kry punën tem i kam thirrë palët, arsye nuk di”, tregon Ymeraga.

Sipas një qytetari, i cili ka raportuar në Gazetën Shneta, përpilimi i pyetjeve të testit ka qenë shkaktar që erdhi deri tek anulimi i testit me shkrim.

Për këtë Gazeta ka kërkuar sqarim nga Kola, i cili tregon se në orën 13:00 të datës 26 tetor 2022 – një ditë para testit- është mbajtur takimi me të gjithë anëtarët e komisionit.
Gjatë takimit ai thotë se është diskutuar për pyetjet e testit dhe se nuk ka pasur asnjë problem, ndërsa në ditën kur është planifikuar të mbahet testi me shkrim në momentin e fundit janë njoftuar për anulim të testit duke mos pranuar asnjë arsyetim nga drejtori i përgjithshëm, Jeton Zarari.

Për këtë Gazeta Shneta e ka telefonuar drejtorin Jeton Zarari si dhe i ka dërguar mesazh mirëpo i njejti nuk është përgjigjur.

Pjetër Kola është kryesues i komisionit ndërsa Violeta Kërleshi dhe Shpresa Deva – janë përfaqësuese nga spitali si dhe Sali Bllaca dhe Jehona Vasolli përfaqësues nga ShSKUK.

Konkursi i lënë në gjysmë

Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, më tetë shtator 2022 pati hapur konkurs për pranimin e pesë Infermierëve të Përgjithshëm me nivel shkollimi Bachelor, dy me shkollë të mesme, dy infermiere Mami – Bachelor si dhe një teknik të Radiologjisë me Bachelor.

Sipas konkursit, kohëzgjatja e kontratës, ka qenë me kohë të pacaktuar. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVazhdon ikja e punëtorëve shëndetësorë – Në tre muajt e fundit raportohet për interesim të madh
Artikulli i rradhës Gani Geci thotë se nipi i tij i porsalindur u infektua me Rotavirus në Gjinekologji, publikon video me shtretër të dëmtuar

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.