Në konkursin për kryeinspektor kanë aplikuar 14 kandidatë, por vetëm dy prej tyre janë pranuar në fazën e verifikimit.
Ministria e Shëndetësisë për herë të katërt e ka iniciuar konkursin për kryeinspektor të Inspektoratit Shëndetësor. Në këtë konkurs kanë aplikuar 14 kandidatë, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas publikimit të emrave të kandidatëve në Sistemi Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, vetëm dy kandidate e kanë kaluar fazën e verifikimit.
Adelina Surdulli, e cila aktualisht është inspektore në Inspektoratin e Farmacisë, dhe Advije Mala, inspektore në Inspektoratin Shëndetësor.
Ndërkaq 12 kandidatë të tjerë kanë mbetur jashtë, duke përfshirë edhe ud.kryeinspektorin aktual Labinot Zeqiri.
Listën e plotë të kandidatëve gjeni më poshtë. /Gazeta Shneta/





