Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Konsumi i tepërt kërcënon sigurinë ushqimore

Jetë 28/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një hulumtim i realizuar në Kanada ka zbuluar se 20 për qind e ushqimit të prodhuar në botë harxhohet kot për shkak të konsumimit të tepërt dhe prishjes së tij.

Sipas hulumtimit realizuar nga ana e shkencëtarëve të Universitetit Edinburgh, 10 përqind nga ushqimi i cili prodhohet në botë harxhohet më tepër se që ka nevojë, ndërsa 9 për qind prej ushqimit “shkon huq”.

Sipas hulumtimeve të bazuara në të dhënat e Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), theksohet se ushqimi prej miliardë toneve që harxhohet kot për çdo vit, mund të jetë zgjidhje për mungesën globale të ushqimit.

Në hulumtim theksohet se 2,1 miliardë tonë prodhime bujqësore, që përkojnë me gjysmën e prodhimit, “shkojnë huq” për shkak të konsumit më tepër sesa është e nevojshme, teksa edhe humbja në blegtori është shumë e lartë, shkruan AA.

Hulumtuesit theksojnë se rritja e kërkesës posaçërisht në prodhimet e mishit dhe ato qumështore do të ulë produktivitetin në sistemin ushqimor global, duke paralajmëruar se kjo pengon distribuimin e mjaftueshëm ushqimor për popullsinë botërore në rritje.

Po ashtu, në hulumtim është tërhequr vëmendja se përmbushja e nevojave ushqimore në rritje ka shkaktuar emetimin e gazrave që prodhojnë efektin serrë, teksa konsumi i rezervave të ujit në botë ka hapur rrugën për efekte mjedisore të pakthyeshme.

Artikulli paraprak“Për tre dekada në botë do të dominojnë robotët”
Artikulli i rradhës Dashuria nuk njeh pengesa, çifti i verbër martohet në azilin e pleqve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.