Një studim i ri tregon që konsumimi i kafesë dhe alkoolit çdo ditë mund të iu ndihmojnë të jetoni më gjatë dhe të qëndroni më të shëndetshëm.
Një studim i Universitetit të Kalifornisë tregon se njerëzit që pinin sasi të moderuara alkooli ose kafeje jetuan më gjatë se ata që nuk i konsumuan këto, transmeton Gazeta Shneta.
“Unë nuk kam asnjë shpejgim për të, por besoj me vendosmëri se pirja modeste përmirëson jetëgjatësinë”, tha Dr. Claudia Kawas, një nga studiuesit kryesor të studimit.
Fjala operative në këtë konstatim është e moderuar, sipas studimit, ata që pinin vetëm dy gota verë ose birrë në ditë, ulin shanset për vdekje të parakohshme me 18 përqind. Dy gota kafe në ditë ulin shanset me 10 përqind.
Studimi ka ekzaminuar më shumë se 1.600 njerëz mbi moshën 90 vjeçare që kur filloi në 2013. Pjesëmarrësit ranë dakord të bëjnë kontrolle dy vjeçare për të ndihmuar studiuesit të përcaktojnë se cilët faktorë dhe zgjedhjet e jetës i bënë njerëzit më të predispozuar të jetojnë 90 vjeç.
Një gjetje tjetër befasuese ishte se pjesëmarrësit që ishin mbipeshë në vitet e 70-ta të tyre jetonin më gjatë sesa njerëzit normal ose nënpeshë. por, në të njejtën kohë, ushtrimi i rregullt dhe mbajtja e një hobi të rregullt gjithashtu ndihmuan në shmangien e vdekjes së parakohshme. /GazetaShneta/