Hulumtimet e reja tregojnë se faktorët mjedisorë, përfshirë konsumimin e mishit të kuq dhe sheqerit, mund të kontribuojnë në rritjen e shfaqjes së kancerit kolorektal tek të rinjtë.
Studiuesit pohojnë se rritja e rasteve të diagnostikuara te individët nën 50 vjeç gjatë dy deri tre dekadave të fundit nuk lidhet kryesisht me faktorë gjenetikë, duke sugjeruar një rol të rëndësishëm të faktorëve të ambientit dhe dietës, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Sipas studimit të ri, individët e rinj të diagnostikuar me kancer kolorektal kishin nivele më të ulëta të citratit, një nënprodukt i metabolizmit të ushqimit në energji, krahasuar me pacientët e moshuar.
Ky rezultat tregon se ndryshimet metabolike të proteinave dhe karbohidrateve mund të ndikojnë në zhvillimin e tumorit.
Konsumi i lartë i mishit të kuq dhe sheqerit mund të ndryshojë metabolizmin dhe të krijojë kushte që favorizojnë rritjen e qelizave kancerogjene, veçanërisht te të rinjtë.
Gjetjet u prezantuan në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike (ASCO) më 3 qershor 2023, dhe studimi ende nuk është publikuar në një revistë shkencore të rishikuar nga kolegët.
Autorët theksojnë se këto rezultate mbështesin hipotezën se faktorët dietikë dhe mjedisorë mund të jenë përgjegjës për rritjen e ndjeshme të kancerit kolorektal në popullatën më të re, duke nënvizuar rëndësinë e ndryshimeve të stilit të jetesës dhe monitorimit të dietës për parandalimin e sëmundjes. /Gazeta Shneta/


