Para se të hani patatina të skuqura dhe pikante, mendoni edhe njëherë.
Një studim i ri ka gjetur se konsumimi i patateve të skuqura dy herë në javë, mund të dyfishojë rrezikun e vdekjes.
Ndërsa ne dimë se patatet e arta nuk janë të mira për ne, këto gjetje të reja vijnë nga Gazeta për Klinikën e Nutricionistëve në Amerikë.
Kërkuesit shqyrtuan konsumin e patateve prej 4,400 njerëzve në mes të 45 dhe 79 vjeçarëve për tetë vite rresht.
Gjatë kësaj kohe, 236 nga pjesëmarrësit e studimit kishin vdekur, njofton Gazeta Shneta.
Autorët e studimit kanë zbuluar se ngrënia e patateve të skuqura – duke përfshirë patate të skuqura pikante – vetëm dy herë në javë lidhej me më shumë se dyfishin e rrezikut të vdekjes.
Patatet që nuk janë të skuqura përmbajnë një sasi të mirë të fibrave, vitaminave, mikronutrientëve dhe nuk ishin të lidhura me një rritje vdekjeje.
Studimi tha se patatet e skuqura kanë shumë yndyrë dhe kripe të shtuar – dy gjëra që mund të rrisin rrezikun e vdekjes.
Ndërkohë një studim i mëparshëm ka lidhur proshutën, ushqime të kripura dhe pijet e gazuara me probleme serioze shëndetësore.
Studimi nga Universiteti Tufts ka gjetur që dietat e këqija mund të kontribuojnë në gjysmën e të gjitha vdekjeve nga sëmundjet e zemrës, goditjet dhe diabeti./Gazeta Shneta/