Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

I konsumoni këto ushqime? Ato po iu bëjn më të mençur

Jetë 10/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nuk mendojmë gjithmonë se çfarë hamë, por hulumtimi më i ri thotë se ekzistojnë ushqime nga të cilat bëhemi më të mençur.

Vaji i peshkut. – Arsyeja e thjeshtë se pse do të duhej menjëherë të filloni me përdorimin e vajit të peshkut është fakti se ai ju bën më të mençur dhe e përmirëson kujtesën tuaj. Ekspertët thonë se acidet yndyrore omega-3, të cilat ndodhen, për shembull, në sardele, janë ushqim i shkëlqyeshëm për trurin tuaj.

Perimet me gjethe të gjelbra. – Perimet me gjethe të gjelbra, si spinaqi, janë plot me vitamina C dhe beta-karoten. Ato gjithashtu përmbajnë folate, të cilat në mënyrë të konsiderueshme e përmirësojnë kujtesën tonë.

Vezët. – Ato janë plot me minerale dhe vitamina, por kjo nuk është e gjitha. Vezët janë një ushqim i mirë për trurin. Ato janë një minierë e vërtetë e jodit dhe hekurit, vitaminës B12, dhe do të duhej t’i konsumoni të paktën dy herë në javë. Ndërsa hekuri prodhon rruaza të kuqe të gjakut, të cilat e bartin oksigjenin në tru, jodi e përmirëson koncentrimin dhe rrit aftësitë e zgjidhjes së problemeve, shkruan Syri, transmeton Gazeta Shneta.

Çaji i gjelbër. – A e keni ditur se truri i njeriut përbëhet nga pothuajse 80 për qind ujë? Nuk kemi nevojë t’ju themi se tetë gota ujë në ditë janë thelbësore për funksionimin e organizmit tuaj. Ndërsa çaji i gjelbër mund të jetë një shtesë e përshtatshme – deri në tre gota në ditë. Ai, në fakt, e rrit vigjilencën mendore dhe e përmirëson kujtesën, ndërsa antioksidantët të cilët gjenden në të e zvogëlojnë rrezikun nga dementia.

Çokollata. – Konsumimi i moderuar i çokollatës së zezë e përmirëson aftësinë kognitive, thonë ekspertët dhe shtojnë se flavonoidet (komponimet që gjenden në çokollatë) shkaktojë formimin e neuroneve të reja në tru, ndikojnë në formimin e kujtimeve të reja dhe e përmirësojnë qarkullimin e gjakut në tru. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakJa çfarë thot ngjyra e menstruacionit për shëndetin tuaj
Artikulli i rradhës Bebja që theu rekordin e spitalit për peshën e lindjes, me 6,02 kg

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.