Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka njoftuar për një lajm të mirë në kryeqytet, pasi 40 kontakte të personave të infektuar nga koronavirusi kanë rezultuar negativ.
“Pas intervistimit të 20 të infektuarëve në Prishtinë, sot janë testuar rreth 40 kontakte të tyre. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative”, thuhet në njoftimin e Ahmetit.
Kujtojmë se ditën e djeshme janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 20 persona në komunën e Prishtinës, për çka Ministria e Shëndetësisë mori vendim për karantimin e kryeqytetit. /Gazeta Shneta/