Dy fëmijët e vegjël të Bettina Rowley zhvilluan simptoma për Covid-19 brenda 24 orëve.
Bettina Rowley tha se dy fëmijët e saj Charlotte, 5 vjece, dhe Frederick, 3 vjec, kishin zhvilluar një temperaturë të lartë dhe kollë të thatë brenda ditës shkruan Mirror.co.uk, transmeton Gazeta Shneta.
Familja jeton në Fussen të Gjermanisë, dhe kur në një ditë të ngrohtë fëmijët kishin qenë duke luajtur në kopsht, derisa të mbërrinte mbrëmja dhe të dy dukeshin vërtet të rraskapitur atëherë prindërit filluan të zbulonin dicka.
Pasi matën temperaturën e tyre të dy kishin pasur atë mbi 40 gradë.
Por, në 24 orë e fundit, ata kishin zhvilluar edhe një kollë të thatë, gjë që bëri që nëna Bettina të kontaktonte mjekun e saj për t’i testuar fëmijët.
Brenda 48 orëve, rezultatet treguan që të dy fëmijët testuan negativ për gripin dhe pozitivisht për koronavirus.
Më pas ata u këshilluan ti dërgonin fëmijët në spital, ku iu lejua të izolohej në një dhomë me fëmijët e saj.
Poashtu, prindërit Bettina dhe burri i saj nuk e kanë idenë se ku fëmijët e tyre e kanë marr virusin – nëse e sollën atë në shtëpi nga dyqanet apo nëse fëmijët e kapën atë nga kopshti, pasi është një tokë për të rritur sëmundje… u shprehën ata.
Bettina dhe burri i saj ndanë historinë e tyre për të informuar sa më shumë prindërit për simptomat me shpresën se mund të parandalojnë virusin më herët. /Gazeta Shneta/