Nëse dhe ju keni përdorur kontraceptivë për të parandaluar një shtatzëni të padëshiruar apo dhe nëse keni patur probleme me akner hormonale, atëherë e dini me siguri efektin që ato kanë dhe se me të vërtetë mund t;ju ndihmojnë. Por si të gjitha ilacet kanë dhe efektet e tyre negative të cilat janë:
Efektet më të shpeshta anësore janë ndryshimi i disponimit, dhimbja e kokës, të vjellat, ndjeshmëria e gjinjve, depresioni, dëshira e humbur seksuale, përgjumësia, mpirja, problemet e tretjes, dhimbja e muskujve, reaksionet alergjike, infeksione fungale … Tek gratë duhanpirëse, rreziku nga infrakti është pesë herë më i madh, sidomos tek më të moshuarit mbi 35 vjeç dhe tek ato të cilët vuajnë nga mbipesha. Tek një përqindje e vogël e grave mund të krijohet mpiksja e gjakut në këmbë dhe në mushkëri. Tabletat mund të shkaktojnë edhe krijimin e gurëve, kanë treguar studimet e reja.
Efekti më i zakonshëm dhe irritues i pilulës është hemorragjia jonormale midis dy cikleve menstruale, domethënë, të kesh gjakderdhje atëherë kur nuk duhet. Kjo ndodh kur pacientja humbet kontrollin e pilulës. Përveç këtyre shqetësimeve konkrete pilula shfaq edhe probleme të tjera. Ndër ankesat më të zakonshme janë: ndryshime të dëshirës seksuale, thatësira vaginale, humori i keq dhe enjtja. Çdo trup reagon ndryshe ndaj një situate të caktuar. 90 % e grave nuk kanë asnjë simptomë, ose më saktë, asnjë që ia vlen t’ia përmendim mjekut. 10% ankohen për efekte dytësore.