Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kontraceptivët mbrojtës: Format e pengimit të një shtatzënie të padëshirueshme momentale

Jetë 04/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është e vështirë të parashikohet se kur do të ktheheni në dritaren e fertiliteti tuaj. Nëse jeni duke ushqyer me gji, mund të mos ovuloni për muaj të tërë, por disa gra që ushqejnë fëmijën me gji do të ovulojnë që në javën e katërt pas lindjes.

Gratë që nuk ushqejnë me gji do të ovulojnë edhe më shpejt. Ju mund të ovuloni para se të kthehen menstruacionet, shkruan burimi Pregnancy Info.ca përcjell Gazeta Shneta.

Ovulacioni për shumë nëna, ndodh më shpejt se gjashtë javë pas lindjes. Me një paparashikueshmëri të tillë, është shumë e rëndësishme të përdorni kontracepsion derisa të jeni gati të provoni për një fëmijë tjetër.

Planet për kontracepsion pas lindjes, duhet të bëhen kur jeni ende shtatzënë; metoda e zgjedhur mund të fillohet përpara vizitës suaj gjashtë – javore pas lindjes, me ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor.

Cilat janë opsionet rreth mbrojtjes nga një shtatzëni e padëshirueshme?

Është e rëndësishme të vendosni se cila metodë e kontracepsionit është e duhura për ju dhe partnerin tuaj dhe për ta vënë atë në dispozicion, përpara se të filloni sërish të keni marrdhënie intime. Bisedoni me ofruesin shëndetësor mbi zgjedhjet tuaja. Shkurtimisht, këto përfshijnë:

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Amenorrhea laktacionale

Kjo është një metodë natyrale e mbrojtjes nga shtatzënia. Ushqyerja me gji, shkakton lirimin e hormonit prolaktinë dhe prolaktina pengon ovulimin. Që kjo metodë të jetë efektive, duhet të jeni ekskluzivisht me gji, të mos keni pasur perioda që nga momenti i lindjes dhe fëmija juaj duhet të jetë më pak se 6 muajsh.

Kontracepsioni hormonal

Nëse nuk ushqeni me gji, mund të përdorni pilulat kontraceptive hormonale duke filluar nga tre deri në katër javë pas lindjes së fëmijës suaj.

Mirëpo, nëse jeni duke ushqyer me gji, disa nga këto forma të kontrollit hormonal të lindjes mund të ulin prodhimin e qumështit.

Përdorimi i vetëm hormonal i progesteronit, nuk duket se ndërhyn në laktacion dhe mund të fillohet menjëherë pas lindjes. Pilulat aktuale të kombinuara me estrogjen-progesteron, poashtu nuk ndërhyjnë në sasinë ose cilësinë e qumështit të gjirit pasi të vendoset ushqyerja.

Nëse jeni duke ushqyer me gji dhe dëshironi të përdorni një formë tjetër të kontracepsionit hormonal, rekomandohet që të filloni menjëherë pasi fëmija juaj të jetë 4 javësh. Në këtë mënyrë, ushqyerja me gji do të vendoset mirë dhe mund të jeni të sigurt që fëmija juaj po fiton peshë siç duhet.

Pajisjet intrauterine

Pajisjet intrauterine, janë një metodë kontracepsioni shumë efektive, me veprim të gjatë, por shpejt të kthyeshme.

Ju mund të vendosni një pajisijet menjëherë pas lindjes, nëse dëshironi, ose mund të vendosni në vizitën tuaj 6 javore pas lindjes.

Prezervativët

Prezervativët janë formë e kontracepsionit efektiv dhe gjithashtu mbrojnë të dy partnerët nga infeksionet seksualisht të transmetueshme. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakSi mund të kuptoni një sjellje normale nga ajo shqetësuese, për një të porsalindur
Artikulli i rradhës Kur është koha e duhur për të pasur një fëmijë, fertiliteti në raport me moshën e nënës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.