Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kontrolle falas nga dermatologët e QKUK-së gjatë muajit qershor

Lajme 30/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Derisa maji është muaji i vetëdijesimit kundër kancerit të lëkurës, veçanërisht melanomës, qershori do të jetë muaji i kontrolleve pa pagesë në Klinikën e Dermatologjisë në Prishtinë.

Kështu bën të ditur kryetarja e Shoqatës së Dermatologëve të Kosovës, Mybera Ferizi, e cila thotë se maji paraqet periudhën kur mund të ketë një frekuencë të paraqitjes së sëmundjeve të lëkurës.

Me qëllim të sensibilizimit, Ferizi tregon se kanë organizuar një numër të tërë aktivitetesh, të cilat fillojnë qysh sot, prej orës 12:00 deri në orën 15:00 në sheshin “Nënë Tereza”.

Aty, qytetarët do të mundë të pyesin, të informohen dhe të orientohen nëse duhet të shkojnë te dermatologu për kontrolle të mëtutjeshme.

Ferizi thotë për KosovaPress se këto aktivitete do të zgjasin 3 ditë dhe përfshijnë edhe trajnimin për specializantë e dermatologë të cilët duan të riaftësohen.

“Do të jemi në shesh, do të jemi së bashku me studentët dhe kolegët dermatologë, ku do të shpërndajmë disa këshilla, disa fletushka, që parandalimi është më i mirë sesa shërimi, që do të jetë ndoshta e mjaftueshme që së paku një numër i tyre, të sensibilizohet dhe të mendojnë ndoshta kanë ndonjë nishan diku dhe të shkojnë tek dermatologu. Pastaj, ditën e premte, kemi ligjëratat, prezantimet, që do të jenë së bashku. Edhe një onkolog e kemi thirrur, dr. Ekrem Hysenin, i cili do të na tregojë pak a shumë se si e kemi gjendjen në institutin tonë të onkologjisë, ku ata e vazhdojnë trajtimin”, thotë ajo.

Artikulli paraprakMjekja kosovare ia bën bajat kryeministres serbe që tha se kosovarët vijnë nga mali
Artikulli i rradhës Cfarë është mpirja e trurit dhe a mund të rrezikojë fëmijët?

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.