Autoritetet e Koresë së Jugut kanë zbuluar 119 raste pozitive me koroanvirus të cilat lidhen me një shpërthim të virusit nga një klub nate në Seul.
Zëvendësministri i Shëndetësisë Kim Gang-lip, ka deklaruar në një konferencë se rreth 20 mijë njerëz që lidhen me shpërthimin në klubin e natës, janë testuar brenda këtyre ditëve, shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas tij, një prej personave që rezultoi pozitiv ishte një mësues privat i cili jeton afër kryeqytetit. Ai fillimisht nuk kishte treguar se ka qenë në klubin e natës, por këtë ia demantoi GPS i cili zbuloi vendndodhjen e tij.
Më pas u zbuluan edhe tetë raste të reja nga të cilat gjashtë ishin nxënës të shkollës së mesme. Dy nga këto raste kishin shkuar në shërbimet e kishës fundjavën e kaluar dhe tani hetimi epidemiologjik po zhvillohet edhe në kongregacionet e kishave.
Tani mësuesi po përballet edhe me organet e drejtësisë dhe mund të dënohet deri në dy vjet burg për shkak të përhapjes së infeksionit. /Gazeta Shneta/