Nga një klubi i natës në Korenë e Jugut, u shtuan raste të reja me COVID-19.
Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19, u rrit të dielën në 168, sipas Qendrave të Koresë së Jugut për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) shkruan CNN, trasnmeton GazetaShneta.
Shumica e rasteve të konfirmuara janë në vitet 20 dhe 30, sipas Jung Eun-kyeong, drejtor i KCDC.
Në përgjithësi, 13 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në Korenë e Jugut që nga e shtuna, gjashtë prej të cilave besohet të jenë transmetuar në vend dhe shtatë rastet të ardhura nga vendet e tjera.
Nga ato gjashtë raste të transmetuara në vend, pesë kishin kontakte të ngushta me njerëz që vizituan klubet e natës, thanë zyrtarët shëndetësorë.
Rikujtojmë se janë raportuar 11,050 raste në Korenë e Jugut dhe 900 pacientë mbeten në karantinë. Nga të infektuarit, 89.5% janë shëruar dhe numri i vdekjeve mbetet në 262./GazetaShneta/