Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Koret e formuara në lëkurën e bebes: Shkaktarët dhe si të veproni

Jetë 19/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ju ndoshta mund të jeni duke menduar se përse lëkura e bebes duket me kore dhe pse pikërisht në kokën e tij të vogël?

Duhet të themi se kjo është diçka normale dhe se nuk duhet të shqetësoheni. Rreth 70% e fëmijëve e kanë këtë problem gjatë 6 muajve të parë të jetës, shkruan Për Nënat, transmeton Gazeta Shneta.

Ato kore kanë ngjyrë të verdhë dhe mund të duken vende vende si zbokth. Ky mund të quhet edhe dermatit seboroik dhe zakonisht fillon të shfaqet nga java e dytë e jetës. Në disa vende koret mund të jenë me yndyrë dhe në disa raste të thata.

Nëse irritohen mund të kenë edhe shenja të kuqe. Gjithashtu mund të shfaqen edhe në zonën e vetullave, veshëve, bërrylave etj.

Cilat janë shkaqet?

Fëmija ka ardhur në jetë nga një operacion çezarian. Kjo bën të mundur që fëmija të mos marrë bakteriet gjatë kalimit në kanalin e lindjes dhe për pasojë të jetë më i prirur të shfaqë këtë problem gjatë rënies në kontakt me bakteriet jashtë trupit të nënës.

Për shkak të një infeksioni kërpudhor. Si pasojë e një çrregullimi në zorrë, pra mund të prishen balancat brenda tyre, mund të krijohet myku dhe për pasojë do të shfaqen edhe koret e kokës.

Një sistem i dobët imunitar. Ai është tepër i pazhvilluar tek bebet dhe për pasojë ju duhet të ushqeni sa më gjatë me gji.
Nëse për një arsye të caktuar nuk mundeni duhet të kërkoni për nje qumësht formule që të ketë një cilësi shumë të mirë.

Nuk ka balancë elementësh. Mund të ndodhë për shkak të mungesës së zinkut, vitaminave të ndryshme, selenit, magnezit etj. Në momentin që fëmija fillon ushqimet e ngurta duhet të fusni në dietën e tij ushqime të pasura me këto elementë.

Hormonet e larta të nënës
. Në këtë rast trupi juaj do të prodhojë më shumë yndyrë në lëkurë dhe kjo do të shkaktojë tek fëmija shfaqjen e lëkurës me kore.

Një ndër veprimet që duhet të bëni është të blini një shampo specifike dhe të mos e teproni me sasinë. Gjithashtu duhet të përdoni vaj për zbutjen e lëkurës, edhe para banjos duke e aplikuar në kokën e fëmijës rreth 30 min para. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak6-vjeçarja e guximshme me çrregullimin e rrallë të zemrës, tejkalon pritshmëritë e doktorëve
Artikulli i rradhës 5 problemet e trupit që zakonisht befasojnë nënat pas lindjes

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.