Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Koronavirus mund të mbetet në sytë tuaj pasi simptomat të zhduken, paralajmëron studimi

Jetë 24/04/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studiuesit në Itali kanë detajuar një raport rasti në lidhje me një paciente me koronavirus ku u zbulua se kishte grimca virale infektive në sytë e saj shumë kohë pasi infeksioni pastrohej nga hunda.

Gruaja 65-vjeçare, e cila fluturoi nga Wuhan në Itali në janar dhe filloi të përjetojë simptoma të koronavirusit pesë ditë më vonë u bë rast studimi për një karakteristikë të vecantë shkruan Daily Mail përcjell Gazeta Shneta.

Në ditën e tretë në spital, mjekët morën mostër nga sytë e saj dhe zbuluan se ajo kishte material gjenetik nga koronavirusi.

Mjekët vazhduan të merrnin çdo ditë nga një mostër të syve dhe gjetën që virusi që zgjati deri në ditën e 21-të.

Ndërsa virusi ishte atëherë i padukshëm si në sy ashtu edhe në hundë për disa ditë, ai u zbulua në një shtupë syri përsëri në ditën e 27-të.

Me shqetësuese, testet laboratorike të këtyre shtupave të syve zbuluan se virusi ishte akoma infektiv.

Në studimin e rastit, të botuar në ‘Annals of Medicine’ studiuesit, të udhëhequr nga Dr Francesca Colavita, shkruan:

“ARN-ja (materiali gjenetik) i SARS-CoV-2 u zbulua në tamponët e syve disa ditë pasi që virusi ishte i padukshëm në tamponet e hundës.

“Ne zbuluam që lëngjet okulare nga pacientët e infektuar nga SARS-CoV-2 mund të përmbajnë virus infektiv, dhe kështu mund të jenë një burim i mundshëm i infeksionit.

“Këto gjetje theksojnë rëndësinë e masave të kontrollit, siç është shmangia e prekjes së hundës, gojës dhe syve dhe larja e shpeshtë e duarve”.

Studimi i rastit vjen menjëherë pasi ekspertët zbuluan se syri rozë, ose konjunktiviti, zhvillohet në rreth 1-3% të njerëzve me koronavirus. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprak4 vjeçari me probleme të frymëmarrjes të shkaktuara nga Covid-19, nëna e saj ndau një video të tij
Artikulli i rradhës Anglia: Personi i parë që provoi vaksinën e koronavirusit liston efektet anësore shqetësuese

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.