Koronavirusi mund të mbijetojë ekspozimin ndaj temperaturave deri në 60 gradë celsius për periudha relativisht të gjata kohore.
Hulumtimet tregojnë se temperaturat e larta janë joefektive ndaj Covid-19, transmeton Gazeta Shneta.
Në vend të kësaj, për të vrarë patogjenin, studiuesit zbuluan se duhen 92 gradë celsius për një çerek ore.
Studimi u krye nga studiuesit të Universitetit të Aix-Marseille, në rajonin e Francës Jugore. Studimi tregoi se virusi mund të mbijetonte në 60 gradë celsius madje mund edhe të shumohej.
Kur rritën temperaturën në 92 gradë celsius, virusi pas 15 minutave arriti të shkatërrohej. /GazetaShneta/