Pandemia e Covid-19 ka ndryshuar shumë aspekte të shtatzanisë. Mbledhja e të dhënave dhe hulumtimi se si ka ndikuar pandemia nga njerëzit që kalojnë në trajtimin e fertilitetit ose shtatzanisë ka qenë e vështirë.
Sidoqoftë, një raport i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka zbuluar se personat shtatzëna të infektuar nga Covid-19 kanë më shumë të ngjarë të vuajnë nga komplikimet, transmeton Gazeta Shneta.
Rezultatet e hulumtimee trguan se gratë shtatzëna kishin 5.4 herë më shumë gjasa të spitalizohen, 1.5 herë më shumë të pranohen në trajtim intenziv dhe 1.7 herë më shumë të ngjarë të hyjnë në ventilim mekanik pasi u diagnostifikuan me Covid-19.
Studiuesit thanë se ajo është shumëfaktoriale, por mund të jetë për shkak, pjesërisht, ndaj ndrysimeve në fiziologjinë dhe anatominë e përshtatjes së nënës me shtatzaninë, duke përfshirë efektet hormonale në vaskulaturë, ndryshimet në funksionimin imunitar, uljen e kapacitetit të mbetur të mushkërive dhe rritjen e ventilimit rritjen e vëllimit të gjakut dhe punën e zemrës dhe të gjithë sistemin kardiovaskular. /GazetaShneta/