Tanimë është e qartë se pandemia është e gjatë dhe nuk dihet se kur do të përfundojë.
Mjekët kanë filluar të shqetësohen se për pacientët që kanë mbijetuar Covid-19, mund të kenë dëme të qëndrueshme në të gjithë trupin, transmeton Gazeta Shneta.
Për pacientët më të sëmurë, infeksioni me koronavirus është një sulm në të gjithë trupin, duke shkaktuar dëme shumë përtej mushkërive.
Dhe edhe pasi pacientët që sëmuren rëndë, rikuperohen dhe pastrohen nga virusi, mjekët kanë filluar të shohin prova për efektet e zgjatura të infeksionit.
Në një studim të postuar këtë javë, shkencëtarët në Kinë ekzaminuan rezultatet e testit të gjakut të 34 pacientëve Covid-19 gjatë shtrimit në spital.
Edhe ata që kishin simptoma të buta edhe ata, gjendja e të cilëve ishte më e rënduar, nuk kishin arritur të ktheheshin në normale.
Edhe pse këta pacientë ishin shëruar vazhdonin të kishin probleme në mëlçi. Në të njejtën kohë, pasi kardiologët po merren me efektet e menjëhershme të Coid-19 në zemër, ata po pyesnin se sa nga dëmu mund të jetë afatgjatë.
Në një studim të hershëm të pacientëve në Kinë, dështimi i zemrës u pa në gati 12% të atyre që mbijetuan, përfshirë në disa që nuk kishin treguar shenja shqetësimi në frymëmarrje.
Kur mushkëritë bëjnë një punë të dobët për të dhënë oksigjen në trup, zemra mund të ketë stres të fortë dhe mund të jetë më e dobët.
Kjo është mjaft shqetësuese në një sëmundje që zakonisht shkakton probleme me frymëmarrjen. /GazetaShneta/