Koronavirusi nuk ka gjasa të përhapet përmes seksit, thonë shkencëtarët – por ata pranojnë se nuk mund ta përjashtojnë plotësisht atë.
U analizuan mostrat e spermës së 34 burrave në Kinë që ishin diagnostifikuar me simptoma të buta të Covid-19 një muaj më parë. Testet e tyre ishin negative në kohën e studimit, transmeton Gazeta Shneta.
Shkencëtarët nuk gjetën ndonjë provë të virusit në spermën e tyre, që do të thotë se sëmundja nuk transmetohet seksualisht pas shërimit.
Por, ekspertët thanë se ata nuk mund të përjashtonin mundësinë që virusi të ishte në lëng seminal gjatë periudhës infektive.
Mbeten pyetje ne lidhje me pacientët që janë sëmurur rëndë nga virusi, të cilët nuk ishin të përfshirë në studim.
Ekspertët kanë ngritur shqetësime se virusi mund të hyjë akoma në testikuj, ku prodhohet sperma, e cila mund të shkaktojë dëmtim afatgjatë.
Kjo teori bazohet në atë se si virusi futet në qeliza përmes receporit të quajtur ACE2, i cili është i pranishëm në qelizat në të gjithë trupin.
Por, për lehtësimin e ekipit në Kinë, ata gjetën shumë pak prova që ACE2 është i pranishëm në indet testikulare.
Sidoqoftë, ata janë akoma të shqetësuar në lidhje me arsyen pse një e pesta e burrave që u studiuan kanë dhimbje testikulare ndërsa vuajnë me Covid-19. /GazetaShneta/