Koronavirusi tani është shkaktari më i madh i vdekjeve në SHBA – duke vrarë më shumë njerëz sesa kanceri apo sëmunjet e zemrës.
Covid-19 është shkaktari i 1.970 vdekjeve në ditë në vend, sipas shifrave të publikuara në fillim të kësaj jave nga Dr Maria Danilychev, me qendër në San Diego, California, transmeton Gazeta Shneta.
Shifrat tregojnë se 1. 774 vdekje në ditë janë shkaktuar nga sëmundjet e zemrës ndërsa 1.641 të tjera janë për shkak të kancerit ka raportuar Newsweek.
Vdekjet nga koronavirusi tejkaluan 16.600 deri në fund të së enjtes, një rritje e më shumë se 12.000 vdekjeve nga të dhënat e postuara nga Universiteti Johns Hopkins vetëm tetë ditë më parë.
Të martën 1.939 njerëz vdiqën nga koronavirusi, totali më i lartë i vetëm një ditor për çdo vend që kur virusi u shfaq për herë të parë.
Shifrat, të përpiluara nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Worldmeters.info treguan se Covid-19 është shkaku i tretë kryesor i vdekjeve ku vetëm javën e kaluar mesatarisht kishte 975 vdekje në ditë. /GazetaShneta/