Kosova po qëndron mirë me statistikat e rasteve me COVID-19.
Dje u publikua një grafikë-statistikë nga Johns Hopkins University, duke renditur vendet me numrin më të ulët të vdekjeve nga COVID-19, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas statistikave të publikuara aty, Kosova figuronte me 0,65 vdekje në 100 mijë banorë, duke qenë e katërta në Evropë.
Megjithatë, Kosova numëron 22 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë dhe duket se të dhënat e publikuara aty nuk e kanë përfshirë veriun e Kosovës.
Aktualisht, Kosova ka rreth 1,1 raste fataliteti në 100 mijë banorë, me COVID-19. /Gazeta Shneta/