Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kosova s’ka nevojë për të rivaksinuar të lindurit e viteve ’80-’90

Lajme 08/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shqipëria ka alarmuar për vaksinimin e personave të lindur në vitet 1980-1990 për të përsëritur vaksinën ndaj “Fruthit” për shkak se në atë kohë është bërë vetëm një dozë e vaksinës. Por, një gjë e tillë sipas zyrtarëve të IKSHP-së nuk është e nevojshme të ndodhë në Kosovë, raporton rtklive.com.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka thënë për rtklive.com se në Kosovë nuk ka nevojë të ndodhë rivaksinimi pasi në vend nuk ka prezent raste të fruthit.

Ai ka thënë se ka pasur rastë në disa shtete të rajonit në 2011, përfshirë edhe Maqedoninë. “Por, në Kosovë nuk ka epidemi”, ka thënë ai.

Drejtori Ramadani po ashtu është shprehur se në Kosovë që nga vit  2002 nuk ka pasur raste të paralizimit të fëmijëve për shkak të marrjes me rregull të vaksinës polio.

“Në Kosovë nuk mund të gjindet asnjë fëmijë në karrocën e invalidit si pasojë e paralizës. Kjo si rezultat iu vaksinimit të gjithmbarshëm të fëmijëve”, ka thënë Ramadani.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë shqetësim as sa i përket personave të lindur në vitet 80-90, të cilët në Shqipëri po ri vaksionohen.

“Nuk e dimë ata pse atje kanë mbetur pa vaksionuar”, ka thënë Ramadani.

Sipas drejtorit të IKShP-së në Kosovë, Naser Ramadani, përfshirja me imunizim në Kosovë është ngritur në 95 përqind, që është përfshirje e lartë dhe sipas tij e bën Kosovën të radhitet mes shteteve më të suksesshme në botë.

Falë vaksinimit, ai thotë se Kosova nuk ka sot paraliza të fëmijëve nga viti 1981, nuk ka difteri po nga ai vit, nuk ka tetanos neonatal nga viti 1998 si dhe ka arritur të eliminoj Fruthin dhe rubellën kongjenitale.

Sipas tij, në Kosovë nuk ka asnjë shqetësim dhe se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përcjell në vazhdimësi rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe programin e zgjeruar të imunizimit.

“Edhe sivjet epidemitë që kanë qenë në disa shtete të Evropës dhe Ballkanit nuk kanë qenë prezente në Kosovë”, ka thënë Ramadani.

Ndryshe, Zytartarë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Shqipëri kanë bërë apel tek të gjithë të lindurit në vitet 1980-1990 që të rivaksinohen.

Për këtë grupmoshë ekziston frika e përhapjes së fruthit në Shqipëri. Alarmi sipas mediave shqiptare është “importuar nga Franca” dhe vie si rezultat i mosfunksionimit si duhet të zinxhirit ftohët kurse mbulesa e vaksinimit ka qenë e dobët.

 

Artikulli paraprakVotohet ligji për ndalimin e synetisë për djemtë nën moshën 16-vjeçare
Artikulli i rradhës Këto janë pajisjet shtëpiake që na sëmurin çdo ditë

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.