Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto janë pajisjet shtëpiake që na sëmurin çdo ditë

Jetë 08/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Harxhoni pafund para duke blerë produktet më të shtrenjta larëse për mirëmbajtjen dhe higjienën e shtëpisë, por pavarësisht kësaj shumë prej aksesorëve të shtëpisë vazhdojnë të mbeten çerdhe të hapura mikrobesh që na helmojnë çdo ditë.

Rreziqet fshihen pothuaj kudo, madj edhe në objekte që nuk i kishit imagjinuar më parë. Sipas “Altroconsumo”, këto janë objektet e shtëpisë që helmojnë organizmin dhe na sëmurin çdo ditë. Ja cilët janë këta objekte:

1.Aromatizuesi i banjos: Edhe pse ky produkt arrin të neutralizojë erën e keqe të banjos, gjatë çdo sprucimi çliron substanca kancerogjene që dëmtojnë shëndetin. Zgjidhni më mirë aromatizues natyralë të bërë në kushte shtëpie. Mund të përgatisni vetë aromatizues.

2.Perdja e dushit: Do të ishte mirë të zgjidhnit perde dushi me material natyral dhe jo material plastik që nuk përmban PVC. Priteni deri në lartësinë e duhur në mënyrë që në fund, në pjesën ku mbetet gjithmonë lagështi, të mos krijohen myk dhe baktere të shumëllojshme. Lani pllakat në zonën e perdes me ujë dhe uthull ose me sodë buke në mënyrë që të eliminoni të gjitha mbetjet e papastërtitë. Për më shumë lexoni 4 objektet që duhet të ndërroni më shpesh në banjo.

3.Shkarkuesi i ujit në WC: Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Milanos, shkarkimi i ujit në WC mund të përhapë deri në 80 centimetra distancë mikroorganizma të dëmshme, të cilat gjenden në ujë. Ndaj,shtypja e butonit të shkarkuesit të ujit në WC, nuk është thjesht çështje estetike, por higjiene. Një mënyrë natyrale për ta pastruar gjendet në këtë artikull uthull molle dhe sodë buke brenda në wc.

4.Sfungjeri i larjes: Shumë njerëz zgjedhin të lahen me ndihmën e një furçe pastrimi, kurse të tjerë janë besnikë të sfungjerit. Por sfungjeri nuk është i përjetshëm. Ai ka një datë skadence dhe duhet ndërruar çdo 2-3 javë pasi në të shumohen shumë baktere. Këshillohet që pas çdo larje ta nxirrni të thahet pasi lagështia është ajo që favorizon rritjen e mikrobeve.

  1. Shtrydhësja e frutave: Sipas një raporti të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Sigurisë së Produkteve të Konsumit, shtrydhësja e frutave është një ndër objektet më të pista në kuzhinë: pasi ta përdorni, lajeni mirë dhe thajeni me një peshqir shumë të pastër.

6.Letra higjienike: Shmangni përdorimin e madh të letrës higjienike: sipas ekspertëve, ato mund të krijojnë irritime të lëkurës, përveçse shkaktojnë edhe papastërti në mjedisin e banjës. Risjellim në vëmendje pse nuk duhet të mbuloni kapakët e wc-së me letër higjienike./arbresh.info/

 

Artikulli paraprakKosova s’ka nevojë për të rivaksinuar të lindurit e viteve ’80-’90
Artikulli i rradhës E tradhtoi burri, nuk do ta besoni se si u hakmor kjo grua (Foto)

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.