Dy përfaqësues të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës e kanë përkrahur sot kombëtaren e Kosovës në ndeshjen kundër Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndonëse humbi me rezultat 4:0 nga Anglia, kombëtarja e Kosovës e pati përkrahjen edhe nga Qendra Klinike Universitare.
Dy zyrtarë të QKUK-së, drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Dr. Jakup Ismaili dhe zëdhënësi i QKUK-së Shpend Fazliu kanë bërë tifo nga tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” për ‘Dardanët’.
“Atmosfera e krijuar në stadiumin “Fadil Vokrri” ishte e mrekullueshme. Treguam se jemi tifozë që mbështesim Kosovën në fitore, apo humbje. Shihemi në muajin Mars, në ndeshje me Maqedoninë”, ka shkruar Fazliu.
“Në përkrahje të Kombëtares së Kosovës”, ka shkruar gjinekologu Ismajli. /Gazeta Shneta/