Oda e Mjekëve të Kosovës në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë UP, organizoi tryezën e rrumbullakët me temën: Cilësia e studimeve në Fakultetin e Mjekësisë – UP “Hasan Prishtina” dhe strategjia nacionale për ruajtjen e funksionalitetit të sistemit shëndetësor të Kosovës.
Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se ngritja e cilësisë duhet të fokusohet në disa fusha, siç janë ngritja e cilësisë duke zhvilluar standardet bazike e deri te menaxhimi më efikas i edukimit post-diplomik.
“Kam përzgjedhur disa fusha në të cilat mundësojnë se do të duhej fokusohemi sa i përket rritjes së cilësisë, dhe ato kanë të bëjnë me qasjen e mësimit duke zhvilluar standarde bazike si dhe duke synuar rritje të cilësisë, pastaj metodat shkencore të përzgjedhura gjatë shkollimit bazik dhe specialistik, përmbajtjen e mësimit post-diplomik që ka të bëjë me kurrikula të cilat i ndjekin studentët tanë në studimet post-diplomike, dhe e fundit jo pak e rëndësishme do të duhej të ketë një menaxhim më efikas të edukimit post-diplomik, duke vendosur normal standarde dhe kritere të zhvillimit të cilësisë”, tha Krasniqi. /EO