Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka dalë me reagim pas djegies së dy zyrave të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Ai ka kërkuar që organet kompetente të hedhin dritë mbi ngjarjen dhe Ministria e Drejtësisë të jetë transparente rreth rrethanave të kësaj ngjarjeje, shkruan Gazeta Shneta.
Ai ka shfaqur shqetësimet e tij për mungesën e sigurisë dhe mbrojtjes së Institutit, duke theksuar se kjo nuk mund të quhet më papërgjegjësi apo rastësi, por ka dyshime të mëdha se ky institut mund të jetë përdorur për qëllime politike.
Pas zhdukjes së mostrave të rastit të Astrit Deharit në dhjetor të vitit të kaluar dhe zjarrit të marsit të këtij viti, sot flakët kanë goditur disa prej zyreve kryesore të këtij institucioni.
Njoftimi i plotë:




