Lista e gjatë e pritjes së pacientëve për intervenime në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës diskutohet vazhdimisht nga udhëheqësit e klinikave dhe spitaleve, një gjë e tillë është duke u diskutuar edhe sot në tryezën e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Për një situatë të tillë drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, thotë se arsyeja qëndron në mungesën e stafit, infrastrukturën e pamjaftueshme, mungesën e pajisjeve dhe materialeve shpenzuese, mungesa e ekspertizës mjekësore.
“Pacientët janë në pritje që nga viti 2017 për trajtim në ShSKUK”, thotë ai.
Krasniqi gjithashtu thekson se në kirurgjinë torakale lista e pritjes është deri në 12 muaj, në Kirurgjinë Abdominale deri në tetë muaj, përderisa thekson se Kirurgjia Vaskulare dhe Ortopedia janë dy klinikat më të rënduara./Gazeta Shneta/
Fillon tryeza e organizuar nga MSh me temë “Transformimi i shëndetësisë”