Blerim Syla dhe Xhemajl Selmani kanë ushtruar kallëzim penal ndaj disa punonjësve të FSSHK-së me akuzën se të njëjtit kanë kryer veprën penale të Manipulimit me prova dhe kanë keqpërdorur pozitat zyrtare
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë Blerim Syla si dhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të QKUK-së Xhemajl Selmani, kanë ushtruar një Kallëzim penal ndaj disa punonjësve të FSSHK-së, duke i akuzuar për manipulim të fakteve dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan Gazeta Shneta.
Jahir Lajqi, Nora Murturaj, Yllka Krasniqi, Lirije Fazliu-Bajraktari, Zenel Berisha dhe Sherif Makolli, janë emrat ndaj të cilëve Syla e Selmani kanë ushtruar kallëzimin penal të cilin pritet ta dorëzojnë nesër në Prokurori.
Për këtë çështje Syla ka dal me një njoftim një ditë para se të mbahet vazhdimi i Kuvendit për zgjedhjen e organeve të reja të FSSHK-së.
“Njoftojmë anëtarësinë e gjerë të FSSHK, delegatët e çertifikuar për Kongres,si dhe opinionin e gjerë, se Kongresi i paralajmëruar per dt 29.04.22, është një tentim i shkatërrimit të FSSHK dhe marrjes se udhëheqjes së saj në mënyrë të jashtë ligjshme ,duke dashur që të jemi sa me transparent me ju, unë dr Blerim Syla-Kryetar e kontestoj në tërësi këtë proces dhe bashkangjitur i keni edhe argumentet të cilat i kemi paraqitur në kallëzimin penal ndak Komisonit verifikues dhe aktereve të tjerë, të cilët janë pjesëmarrës në manipulim të procesit zgjedhor,a ndaj ky Kongres është i kundërligjshem dhe i thirur nga personi i pa autorizuar, duke u nisur nga këto fakte kërkojmë nga delegatet qe të mos marin pjesë në këtë Kongres të jashtë ligjshëm. Në fund lajmërojmë delegatet se pas festës së Bajramit do të vendoset per datën e mbajtjes së Kongresit”, thuhet në njoftimin e Sylës.
Përveç njoftimit, Syla ka bashkëngjitur edhe dokumentin e kallëzimit penal të cilin mund ta shihni të plotë në këtë vegzë: Kallezimi Penal
Po ashtu ai ka dërguar në njoftim edhe një vendim të FSSHK-së ku Jahir Lajqit i refuzohet ankesa, pasi të njëjtit i janë ndërprerë të gjitha simulimet në sindikatë pasi ka dal në pension në shtator të vitit të kaluar. Këtë vendim e gjeni në vegzën në vazhdim: Vendimi FSSHK/Gazeta Shneta/




