Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kriza e moshës së mesme

Jetë 13/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në fazat e ndryshme të jetës, individi përballet me kriza të ndryshme, të cilat kanë karakteristikat e veta. Kriza e moshës së mesme ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e opinionit, pasi personat e moshës së mesme luajnë një rol të rëndësishëm në familje dhe shoqëri.

Drejtori i Qendrës së Ndërhyrjes dhe Administrimit të Krizave Psikologjike pranë Spitalit Anding të Pekinit, Xi Yingjun tregon një rast të krizës së moshës së mesme: Një burrë i moshës së mesme në të kaluarën e tij ishte i qetë dhe i përmbajtur. Por me arritjen e kësaj moshe kritike tek ai nisën të shfaqeshin shenja shqetësimi, humbje e vetëkontrollit, deri dhe akte dhune. Ai filloi të rrihte fëmijët për gabime fare të vogla dhe konfliktohej shpesh me të shoqen.

Pas një këshillimi me këtë zotëri, mjeku Xi Yingjun mësoi se ai udhëtonte shpesh për arësye pune dhe kalonte shumë kohë i zënë me punë. Stresi i madh në punë dhe mungesa e komunikimit me bashkëshorten dhe fëmijët e bëri atë si të huaj. Madje ai nuk kishte më asnjë dialog me të shoqen.

Duke qëndruar me orë të zgjatura në punë zotëria në moshë të mesme nisi të komunikonte më shumë me një kolege të punës, gjë që zemëroi të shoqen e tij. Kjo shoqëri dhe kalimi I kohës së gjatë të punës me kolegen bëri që ky zotëri të lidhej shumë me kolegen edhe perms ndjenjave, duke shkaktuar humbjen e besimit të së shoqes tek ai.

Zënkat në çift u shtuan dhe ata filluan të flisnin për divorc. Ky bashkëshort i moshës së mesme ndjehej në faj për gjendjen e krijuar me bashkëshorten e tij, pasi ishte i bindur që ajo nuk kishte faj. Tensionimi i marrëdhënies martesore shkaktohet kryesisht nga stresi i madh në punë dhe komunikimi i pakët me familjarët. Ai i kërkoi falje të shoqes me shpresën se kështu do të çtensionoheshin konfliktet në çift dhe ato familjare, por nuk mund të ndryshonte punën.

Ky individ përballej tani me stresin e punës nga njera anë dhe ngarkesën e madhe familjare, nga ana tjetër. Atij i mungonte energjia për të përmirësuar atmosferën në familje. Aktualisht shumë individë në moshën e mesme hasin të njejtat sfida si ky burrë për të cilin folëm. Mjeku Xi Yingjun i analizoi problemet e këtij burri: stresin e madh në punë, komunikimin e pamjaftueshëm të tij me të shoqen, si dhe pakënaqësitë e tij nga jeta e përditëshme.

Bashkëshortja e tij i përballonte me sukses sfidat e moshës së mesme dhe nuk arrite të kuptonte plotësisht gjendjen e të shoqit. Kriza familjare vjen nga problemet e të dy palëve. Kur mjekët analizuan rastin e këtij individi ata u ndalën te përcaktimi nëse ai ishte prekur nga depresioni apo jo. Nëse tek ai shfaqeshin problem të depresionit, duhet të ndërhyhej nga psikologu. Por nëse ai nuk kishte depression, duhej ndihmuar për të zbuluar problemet konkrete të familjes.

Çfarë është kriza e moshës së mesme?

Nuk ka një përkufizim të qartë për krizën e moshës së mesme. Zv­drejtori i Departamentit Psikologjik të Spitalit Nr 6 të Universitetit të Pekinit, Huang Xuebing është i mendimit se kriza e moshës së mesme është faza e rirregullimit dhe ripërshtatjes së statusit individual. Në shoqëri, grupi i personave të moshës së mesme përballet me konfliktin mes përgjegjësisë shoqërore dhe kërkesave të tij. Kriza ekziston jo vetëm në moshën e mesme, por edhe në faza të tjera të jetës së njeriut

Kriza e moshës së mesme vjen nga stresi në punë dhe jetë Personat e moshës së mesme përballojnë stres. Në familje, ata ngarkohen me detyrat të shumta të mbarëvajtjes së pjesëtarëve të familjes, si bashkëshortja, fëmijët apo prindërit. Ndërsa në punë, ata përballojnë stresin që vjen nga kërkesat e ndryshme të kompanisë. Sipas Huang Xuebing­ut, kriza e moshës së mesme vjen kryesisht nga 3 faktorë: së pari, mosha e mesme është një fazë kalimtare.

Personat e moshës së mesme ndjejnë qartësisht një venitje individuale, ndaj kërkojnë qetësi dhe harmoni të brendshme.

Së dyti, ata ngarkohen me detyra të mëdha duke i lënë një hapësirë të vogël vetes.

Së treti, këtij grupi i mungon dashuria. Në shoqërinë e sotme, grupi i njerëzve të moshës së mesme gëzon një dashuri të pakët dhe relative. Përballë presioneve dhe përgjegjësive të shumta, burrat e moshës së mesme mund të kenë probleme psikologjike dhe fizike. Problemet psikologjike përfshijnë mungesën e interesave për jetën, dëshirën e largimit nga mjedisi aktual, ndjenjat e pafuqshmërisë, shqetësimet dhe zemërimet e shpeshta, ndjenjën e lodhjes dhe të pasigurisë, ndryshimin e oreksit.

Problemet fizike përfshijnë uljen e funksioneve të trupit, dhimbjen e kokës, marramendjen, astmën, sëmundjet e stomakut dhe të zorrës, sëmundjet kardiovaskulare etj. Disa persona të moshës së mesme mund të kenë sëmundje psikologjike.

Depresioni është një ndër sëmundjet e zakonshme të tyre.Këta njerëz kanë humor të keq, humbje kujtese dhe mungesë energjie. Problemet e krizës së moshës së mesme lidhen edhe me karakteristikat personale. Për shembull, në fazat e fëmijërisë dhe të rinisë, disa persona janë mbrojtur dhe kujdesur shumë mirë nga familja dhe shoqëria. Ata nuk kanë përjetuar më pare stress të madh. Pas hyrjes në moshën e mesme, ata përballen me punë të vështira, dhe marrëdhënie të ndërlikuara. Për shkak të karakterit të dobët, ata kanë vështirësi ti përballojnë këto sfida dhe mund të shfaqin papjekuri në shumë fusha. Këto elemente mund të rëndojnë shqetësimet e tyre.

Përballimi i stresit

Stërvitja është metoda më e mirë për presionet normale. Në librat udhërrëfyes të disa vendeve për trajtimin e depresioneve, stërvitja është metoda e mjekimit me prova të dukshme. Stërvitja fizike lehtëson stresin. Për disa njerëz ecja me hap të shpejtë apo vrapi i ngadaltë 3 herë brendajavës është mjaft I dobishëm kundër stresit./Tetova Sot/

Artikulli paraprakKy test online mund të përcaktojë sa të rrezikuar jeni nga kanceri i zorrës. Jeni gati ta provoni?
Artikulli i rradhës Burri me 13 gra, të gjitha shtatzënë në të njejtën kohë!

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.