Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kriza e shëndetit mendor tek të rinjtë: 1 në 3 fëmijë pret mbi 12 orë në emergjencë për një shtrat psikiatrik

Jetë 28/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i publikuar së fundmi në revistën JACEP Open ka nxjerrë në pah krizën e thelluar të shëndetit mendor tek fëmijët dhe adoleshentët në Shtetet e Bashkuara.

Sipas të dhënave të mbledhura nga vitet 2018 deri në 2022, afërsisht 1 në 3 vizita të fëmijëve në repartet e emergjencës për çështje të shëndetit mendor, që përfunduan me shtrim apo transferim, zgjatën mbi 12 orë, ndërsa mbi 1 në 8 zgjatën më shumë se 24 orë.

Gjendja është veçanërisht alarmante pasi 70% e fëmijëve që qëndruan mbi 12 orë në emergjencë, ishin atje për mendime apo tentativa për vetëvrasje, ndërsa mbi gjysma për sjellje agresive, shkruan MedicalXpress , transmeton Gazeta Shneta.

Sipas autores kryesore të studimit, Dr. Jennifer Hoffmann, drejtoreshë e Shëndetit Mendor në Spitalin e Fëmijëve “Ann & Robert H. Lurie” në Çikago dhe profesoreshë në Universitetin Northwestern, kjo situatë tregon qartë mungesën e qasjes në kujdesin psikiatrik për fëmijët dhe adoleshentët

“Fëmijët që kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme shpesh mbeten me orë të tëra në repartet e emergjencës, pasi nuk ka shtretër të lirë psikiatrikë.”

Një problem tjetër i theksuar në studim është se shumica dërrmuese e vizitave (99%) ndodhin në spitale për të rritur, të cilat shpesh nuk kanë kapacitetet e duhura për trajtimin e pacientëve pediatrikë me çrregullime të shëndetit mendor.

Gjithashtu, u zbulua se fëmijët me sigurim shëndetësor publik kanë më shumë gjasa të presin më gjatë për një shtrat, gjë që tregon për pabarazi në qasjen ndaj kujdesit shëndetësor.

Studimi përfshiu të dhëna që përfaqësojnë rreth 5.9 milionë vizita të fëmijëve të moshës 5–17 vjeç në repartet e emergjencës për probleme të shëndetit mendor, nga të cilat 1.4 milionë rezultuan me shtrim ose transferim./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudiuesit zbulojnë shkakun e dëmtimit të mushkërive në sëmundjet autoimune
Artikulli i rradhës “Peceta nuk është luks”, QIKA me aksion simbolik para Qeverisë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.