Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lidhja midis lupusit dhe virusit të përhapur Epstein-Barr

Jetë 20/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lupusi mbetet një sëmundje komplekse autoimune, shkaku i së cilës ende nuk është përcaktuar plotësisht. Kjo gjendje shfaqet kur sistemi imunitar sulmon gabimisht qelizat dhe indet e shëndetshme, duke shkaktuar inflamacion të rëndë në trup.

Simptomat e zakonshme përfshijnë lodhje të vazhdueshme, dhimbje të kyçeve dhe skuqje karakteristike në fytyrë. Sipas vlerësimeve, mbi 5 milionë persona në mbarë botën jetojnë me lupus, shkruan Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit besojnë se lupusi shkaktohet nga një kombinim faktorësh gjenetikë, hormonalë dhe mjedisorë. Ndërsa studimet e mëparshme kanë sugjeruar se disa infeksione virale, si virusi Epstein-Barr (EBV), mund të veprojnë si nxitës të sëmundjes, lidhja mes tyre deri tani ka qenë e paqartë.

EBV është një virus shumë i zakonshëm, që infekton rreth 95% të të rriturve.

Prej dekadash, studimet epidemiologjike dhe imunologjike kanë treguar një lidhje të fortë mes EBV-së dhe lupusit.

Sipas William Robinson, profesor i imunologjisë dhe reumatologjisë në Universitetin Stanford, pothuajse të gjithë personat me lupus tregojnë shenja të një infeksioni të mëparshëm me EBV dhe kanë përgjigje imune jashtëzakonisht të forta kundër këtij virusi.

Një studim i ri, i publikuar në “Science Translational Medicine”, sjell prova të reja se EBV mund të jetë forcë nxitëse kryesore në zhvillimin e lupusit.

Ky studim për herë të parë ofron një mekanizëm të mundshëm që shpjegon pse dhe si EBV mund të aktivizojë sistemin imunitar në mënyrë të gabuar, duke nxitur inflamacion autoimun.

Gjatë studimit të fundit, Robinson dhe ekipi i tij zbuluan se tek individët e shëndetshëm, më pak se 1 në 10,000 qeliza B mbajnë formën e fjetur të virusit Epstein-Barr (EBV). Ndërsa te personat me lupus, ky numër rritet ndjeshëm në rreth 1 në 400 qeliza B — një rritje prej 25 herësh.

Sipas Robinson, ky ishte një rezultat “befasues dhe mbresëlënës”, pasi tregon se njerëzit me lupus kanë shumë më tepër qeliza B të infektuara që qarkullojnë në gjak.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se EBV në formën e tij të fjetur mund të prodhojë herë pas here proteinën pro-inflamatore EBNA2. Kjo proteinë mund të lidhet me gjene të caktuara dhe t’i aktivizojë ato, duke i shtyrë qelizat B të bëhen më inflamatore dhe të nxisin përgjigje të gjera autoimune.

Këto gjetje mund të hapin rrugën për terapi të reja që synojnë parandalimin ose trajtimin e lupusit duke ndërhyrë në mënyrën si trupi reagon ndaj EBV-së. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakKriza politike në Kosovë dhe zgjedhjet e reja, Ambasada gjermane: Evropa po vëzhgon
Artikulli i rradhës Kolkicina: Ilaçi i njohur për goutin mund të ulë rrezikun e infarktit dhe goditjes në tru

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.