Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kronologjia e përplasjeve të Bajraktarit me Komisionin Disiplinor, dy suspendime para përjashtimit

Lajme 31/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kardiologu Gani Bajraktari ka një histori me dy suspendime brenda një viti, para vendimit për përjashtim nga puna të Komisionit Disiplinor. Suspendimi i parë ishte hedhur poshtë nga Inspektorati i Punës

Para më shumë se një viti, në qershor të 2018-ës, Dr. Gani Bajraktari ishte suspenduar nga puna për tre muaj nga Komisioni Disiplinor. Ky vendim kishte ardhur pas ankesës së një familjari i cili kishte deklaruar me shkrim se Bajraktari e kishte referuar babanë e tij për në spital privat për të kryer koronarografi.

“Pas disa lutjesh nga ana jonë doktor Bajraktari tha: ‘skam çka bëjë më shumë, po e shihni si po shkon këtu puna, hajdeni në spital privat dhe unë ju bëjë një paketë ofertë për koronarografi’ duke përmendur edhe shifra të hollash”, kishte shkruar S.S. në ankesën e tij, shkruan Gazeta Shneta.

Pas disa muajsh Inspektorati i Punës e kishte kthyer në punë Bajraktarin duke konstatuar se vendimi kishte qenë i pa drejtë. Madje pas këtij vendimi të IP-së, Bajraktari kishte ushtruar padi ndaj drejtorit të Kardiologji Dr. Imri Jasharit dhe anëtarëve të Komisionit Disiplinor të SHSKUK-së, Alban Janova – kryetar, dhe anëtarëve Dr. Faton Hoxha e Dr. Shpend Haxhibeqiri.

Vendimi i Inspektoratit ishte kontestuar sërish nga SHSKUK, ndërsa vendimi për largim të përkohshëm nga puna ishte marr më 12 prill të ktij viti. Bajraktari e kishte quajtur këtë vendim si “hakmarrje” të menaxhmentit të SHSKUK-së.

“Suspendim nga puna pa Komision Displinor në Pushim Vjetor, për arsye të panjohura për mua! Kjo, le që nuk ndodh në vendet demokratike, por nuk ka ndodhur as në ato totalitare, në të cilat kemi kemi kaluar një pjesë të jetës!”, kishte shkruar Bajraktari në reagimin e tij.

SHSKUK e kishte mohuar duke thënë se nuk qëndrojnë pretendimet se kardiologu, është larguar përkohësisht nga puna për qëllime hakmarrje. “E vërteta është se ai është larguar nga puna për mos ofrim të ndihmës mjekësore, që sipas legjislacionit në fuqi klasifikohet si vepër penale”, thuhej në sqarim.

Pak muaj më vonë Bajraktari sërish do të bëhej subjekt i masave disiplinore. Ai doli në një kronikë në media ku pretendonte se ndarja e Kardiologjisë Invazive me Kardiologjinë kishte shkaktuar rritjen e numrit të pacientëve të vdekur deri në 15.5 për qind në dy vitet e fundit.

Ndaj kësaj deklarate reaguan drejtori i SHSKUK-së Dr. Basri Sejdiu dhe drejtori i Kardiologjisë Invazive Dr. Tefik Bekteshi. Të dy dolën në një konferencë për media ku mohuan përqindjen e vdekjeve të paraqitur nga Bajraktari.

Ndërkaq deklaratat e tij ishin iniciuar nga SHSKUK në Prokurorinë e Shtetit si frikësim dhe panik tek pacientët, për çka Prokuroria kishte konfirmuar hetimet për Gazetën Shneta më 23 maj.

Ndërkaq sot Komisioni Disiplinor i SHSKUK-së ka marr vendim për përjashtim nga puna të Gani Bajraktarit. “SHSKU ju konfirmon se Komisioni Disiplinor i QKUK së, pas shqyrtimit të rastit ka  marrë vendim që te njejtit t’i shqiptohet masa disiplinore, ndërprerje e marrëdhënies së Punës. Rasti ishte proceduar pas ankesave të pacientëve në Klinikën e Kardiologjisë”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSHSKUK konfirmon përjashtimin e Bajraktarit nga puna
Artikulli i rradhës 7 Ushqimet më të pasura me kalium

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.