Varianti Omicron po përhapet sikur rrufeja në Evropë, u shpreh kryeministri francez Jean Castex. Ai foli të premten, disa orë përpara se Franca të vendoset masa të rrepta ndaj personave që hynin në Britaninë e Madhe.
Britania deri më tani është ndër vendet më të goditura nga Omicroni, ku vetëm këtë të shtunë regjistroi 25 mijë raste pozitive me Omicron shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Në tërë Evropën, zyrtarët shëndetësorë janë duke u përgaditur për një valë të rej të infeksionit.
Kufizime të ashpra u paralajmëruan edhe në Gjermani, Republikën e Irlandës dhe Holandë këtë të premte.
Evropa tashmë ka raportuar më shumë se 89 milionë raste dhe 1.5 milionë viktima nga Covid, sipas shifrave të Bashkimit Evropian./Gazeta Shneta/