Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shqipëria më shumë raste me HIV, sesa vendet e rajonit

Lajme 18/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shqipëria po shndërrohet në një tjetër destinacion turizmi, në atë të turizmit seksual. Dukshëm, ka një rritje të numrit të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, gjë e cila konfirmohet edhe nga mjekët.

“Sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë kthyer në një trend global në rritje që pas pandemisë së Covid-19. Madje, edhe Shqipëria është pjesë e këtij trendi. Nuk kemi shifra për sa i përket incidencës, por po shikojmë pacientët që vijnë të marrin shërbim në klinikë, numri i të cilëve po rritet me shpejtësi”, shpjegon prof. dr. Arjan Harxhi.

Numri i lartë i rasteve me HIV e renditi Shqipërinë të parën, me numrin më të lartë ndër vendet e rajonit. Megjithatë, mjekët thonë se përhapja e të gjithë sëmundjeve seksualisht të transmetueshme është gjithnjë e më në rritje dhe kjo duhet të jetë një kambanë alarmi për autoritetet.

“Në vitin 2023 u regjistruan 120 raste me HIV, ndërkohë që në Serbi ishin 60. Po ashtu, më pak raste u regjistruan në Maqedoni dhe në Kosovë. Nga 120 raste me HIV, 16 ishin me sifiliz. Ndërsa me monoinfekison, pra vetëm sifiliz, janë regjistruar 35 raste vetëm brenda një viti, shifra këto që nuk i kemi parë për dekada me radhë”, thekson Harxhi.

Jeta e shthurur nën efektin e substancave narkotike, trendi më i fundit i marrëdhënieve seksuale me të panjohur që i kontaktojnë nëpër rrjete sociale, ka rritur numrin e të rinjve të infektuar. Prof. Harxhi bën thirrje për politika depistimi te të rinjtë, pasi adoleshentët janë të rrezikuar. Personat e infektuar me SST paraqiten tek mjeku në fazë të vonë, pasi ende vuajnë stigmën, ndërkohë që pasojat shëndetësore janë të shumta, që nga steriliteti dhe dëmtimet në shëndetin riprodhues e deri te humbja e jetës./Doktor 33/

Artikulli paraprakSheqeri i dëmshëm njësoj si duhani
Artikulli i rradhës  Simptomat e sëmundjes inflamatore të zorrëve te gratë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.