Gjatë ditës së sotme, Kryeministri i Kosovës ka marrë vendime në riaplikimin e masave të kufizimit së lëvizjes ndaj qytetarëve në disa qytete.
Qytetet si Prishtina, Ferizaji, Prizreni dhe Vushtrria nga sot do të kenë kufizueshmëri të lëvizjes nga ora 21:00-05:00.
Këto vendime janë marrë si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve.
Rikujtojmë se gjatë ditës së djeshmë janë shënuar 178 raste të të infektuarve me COVID-19.