Avdullah Hoti, kryeministër i Kosovës, ka dalë në konferencë për media pas dyshimeve të ngritura për vdekjen e katër pacientëve me COVID-19.
Në konferencën për media të mbajtur para objektit të Qeverisë së Kosovës, Hoti ka deklaruar se nëse ka lëshime do të merren organet kompetente me to. Ai ka lavdëruar punën e stafit mjekësor.
“Nese ka pasur lëshime atëherë janë organet kopetente. Unë e di qe stafi shëndetësor po e bënë maksimumin aty dhe organet përkatëse do të shohin nëse ka pasur lëshime, ka thënë Hoti për rastet e mbrëmshme në Klinikën Infektive. Nuk mund të komentoj ato që fliten”, u shpreh Hoti.
Ai ka njoftuar edhe për vendimin e ri që bizneset e gastronomisë të mos punojnë nga ora 21:00 deri në 05:00 në mëngjes, për të evituar kontaktet.
Poashtu, Hoti njoftoi se do të rriten kapacitetet për testim dhe pajisjet e reja mjekësore, teksa do të përdoren edhe spitalet private për t’u ofruar ndihmë pacientëve në nevojë.
Në konferencën e Hotit mungoi ministri Armend Zemaj. /Gazeta Shneta/