Gjatë ditë sotme, kryeministri i Kosovës Avdulah Hoti ka mbajtur një konferencë për media, ku ka treguar masat që do të merren për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shkruan Gazeta Shneta.
“Nuk mund të lejojmë që gjendja të dal nga kontrolli. Masat janë te thjeshta, mbajtja e maskës, distancës dhe pastërtia. Kush nuk i respekton do të përballet me dënime.”, ka thënë ai.
Gjithashtu, kryeministri ka bërë të ditur se do të mbyllen institucionet ku ka raste pozitive, do të ndalohen tubimet me më shumë se 100 persona në hapësira të mbyllura dhe të hapura.
“Masat, reduktimi i punëtorëve, do të mbyllen menjëherë te gjitha institucionet ku ka raste pozitive, organet e rendit të izolojnë personat e infektuar, inspektorati sanitar do të ndërmarr masa në përputhje me ligjin për parandalim e sëmundjeve ngjitëse, po diskutojmë për karantiminin e disa zonave ku ka shumë të infektuar, do të ndalohen tubimi i më shumë se 100 personave në hapësira të mbyllura dhe të hapura. Do të shtohet numri i inspektorëve sanitar, si dhe numri i infermierëve.”
Tutje, ai shtoi se të gjithë jemi të rrezikuar dhe rreziku bartet edhe në familjet tona./Gazeta Shneta/