Sot është rihapur Klinika e Gjinekologjisë.
Në hapjen e kësaj klinike, pos ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhi, mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.
Kreu i qeverisë ka ndarë disa fotografi të transformimit të kësaj klinike në të cilën ai tha se tash pastërtia është maksimale, cilësia e ajrit është i lartë dhe ndriçimi i këndshëm.
“Në maj përuruam Klinikën e Onkologjisë. Nga sot është gati Klinika e Gjinekologjisë. Transformimi është i dukshëm. Pastërtia është maksimale. Cilësia e ajrit është e lartë. Ndriçimi është i këndshëm. Përkushtimi i mjekëve dhe infermierëve është i pashoq. Jemi të lumtur që nënat lehoha, foshnjat dhe fëmijët kanë klinikë më të mirë Gjinekologjike, dhe më të mirën që kemi pasur ndonjëherë për ta”, ka shkruar kryeministri në postim.
View this post on Instagram




