Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se cilat do të jenë kategoritë e bluzave të bardha që do të përfitojnë shpërblimin prej 1000 eurosh për punën e tyre në përballjen me COVID-19.
Rama shprehet se 1000 euro do të marrin mjekët e infermierët në vijën e zjarrit, pra bluzat e bardha në spitalet COVID 1 dhe 2 dhe ata në autoambulanca shkruan Shendeti.com.al
“Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë!“, shkruan kryeministri transmeton Gazeta Shneta.
Rama thotë më tej se “kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli, kush nga brenda bëhet mashë politike cënon misionin e shenjtë e moralin e bluzave të bardha në këtë luftë dhe nuk do të justifikohet në vijim!”