Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kryeqyteti i parë në Europë bëhet gati të legalizojë kokainën për përdorim rekreativ

Lajme 21/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në shtetin amerikan të Oregonit, marrja e sasive të vogla të kokainës është lejuar që nga viti 2021 dhe shumë vende evropiane, përfshirë Spanjën, Italinë dhe Portugalinë, nuk kanë më dënime me burg për posedim droge përfshirë kokainën.

Ligjvënësit në kryeqytetin zviceran, Bernë, mund të jenë gati të lejojnë shitjen e sasive të vogla të kokainës për përdorim rekreativ.

Një skemë pilot e propozuar, e ngjashme me një provë aktuale që lejon shitjen e kanabisit në farmaci, po shqyrtohet nga këshilli drejtues i qytetit.

Parlamenti i Bernës e ka mbështetur idenë, por do të duhet ende të kapërcejë kundërshtimin nga qeveria e qytetit dhe do të kërkonte gjithashtu një ndryshim në ligjin kombëtar.

Eva Chen, një anëtare e këshillit bashkiak të Bernës nga Partia e Majtë Alternative, e cila bashkësponsorizoi propozimin, tha: “Lufta kundër drogës ka dështuar dhe ne duhet të shohim ide të reja

“Kontrolli dhe legalizimi mund të bëjnë më mirë. Ne jemi ende shumë larg legalizimit të mundshëm, por duhet të shohim qasje të reja. Ne po bëjmë thirrje për një provë të skemës pilot të mbikëqyrur shkencërisht.“

Politika globale e drogës po ndryshon pasi ligjvënësit dhe ekspertët arrijnë në përfundimin se metodat e vjetra nuk kanë sukses.

Në shtetin amerikan të Oregonit, përdorimi i sasive të vogla të kokainës është lejuar që nga viti 2021, ndërsa shumë vende evropiane, si Spanja, Italia dhe Portugalia kanë hequr dënimet me burg për posedim droge, përfshirë kokainën.

Por askush nga shtetet europiane nuk ka shkuar aq larg sa propozimi që po diskutohet në Bernë.

Politikanët dhe ekspertët në Zvicër kanë kritikuar arrestimet, duke bërë që qyteti të rishqyrtojë qëndrimin ndaj kokainës.

Zvicra, vendi i tetë më i pasur evropian për nga GDP dhe i pesti më i pasur për frymë, ka një nga nivelet më të larta të përdorimit të kokainës në kontinent

Zyrihu, Bazeli dhe Gjeneva janë të gjitha ndër 10 qytetet në Evropë, ku vërehet nivel i lartë i përdorimit të drogave të paligjshme dhe metaboliteve, sipas analizave të ujërave të zeza.

Kokaina është gjithashtu gjithnjë e më e përballueshme, pasi çmimet janë përgjysmuar në pesë vitet e fundit, sipas Addiction Sëitzerland.

“Ne kemi shumë kokainë në rrugët e Zvicrës tani, me çmimet më të lira dhe cilësinë më të lartë që kemi parë ndonjëherë. Ju mund të merrni një dozë kokaine për rreth 10 franga këto ditë, më lirë se çmimi i një birre”, tha Frank Zobel, zv/drejtor në organizatën joqeveritare. /A2CNN

Artikulli paraprakInfeksioni dhe sëmundja e mishrave të dhëmbëve
Artikulli i rradhës OShP merr vendim pa konstatim për tenderin 720 mijë eurosh në MSh, i hap rrugë operatorit të ankohet në gjykatë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.