Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kryeredaktori i Gazetës Shneta, Bujar Vitija fiton çmimin kryesor për Raportimin më të mirë mbi Shëndetësi nga AGK-ja

Lajme 10/12/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka ndarë sot Çmimet Vjetore për Gazetari. Me këto çmime synohet të nderohen gazetarët që prodhuan storie me ndikime të larta dhe të veçanta në raportimet e tyre.

Për raportimin më të mirë mbi shëndetësi për vitin 2024, u nderua gazetari Bujar Vitija, kryeredaktor i Gazetës Shneta me hulumtimin “Jetët që shuhen ende pa filluar mirë”, të realizuar në kuadër të mediumit Kosova2.0.

Vitija përmes një analize të thelluar, ka trajtuar fenomenin shqetësues të vdekshmërisë së lartë të foshnjave në Kosovë, veçanërisht në komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Në fokus të kësaj problematike, janë shtjelluar rastet ku foshnjat kanë humbur jetën për shkak të mungesës së transportit neonatal.

Ndërkohë, autori Vitija, përmend raste dhe kur prindërit nuk kanë qenë të informuar qartë për gjendjen dhe vdekjen e foshnjave të tyre ose nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë në institucionet shëndetësore duke nënvizuar – këto dukuri si më të theksuara në komunitetet e margjinalizuara.

Vdekshmëria e foshnjave dhe fëmijëve në Kosovë është trefishi i mesatares së Bashkimit Evropian (BE), dhe më e larta në rajon, sipas Raportit të Komisionit Evropian (KE) për Kosovën për vitin 2023, ka shkruar Vitija.

Teksa, një faktor tjetër i analizuar në shkaqet e vdekshmërisë së foshnjave në Kosovë është edhe mungesa e kardiokirurgjisë pediatrike. Kjo vie si rezultat i mungesës së specialistëve dhe trajtimit i rasteve me keqformime të lindura në zemër, bëhet vetëm përmes misioneve humanitare të mjekëve të huaj ose atyre jashtë vendit.

Faktet dhe çështjet e ngritura në shkaqet dhe vdekshmërinë e lartë të foshnjave në Kosovë nga gazetari Vitija mund t’i lexoni duke klikuar këtu.

Artikulli paraprakÇfarë duhet të prisni gjatë trimestrit të parë të shtatzënisë
Artikulli i rradhës 400 familje pa drita në Gjirokastër, moti me reshje shkakton probleme me energjinë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.