Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka bërë një reagim për djaloshin e vogël, i cili pas vërshimeve përpiqej me lopatë në dorë të pastrojë rrëmujën e shkaktuar nga vërshimet e mëdha.
Nura është shprehur se pas gjithë këtyre vërshimeve do të ringrihen përsëri.

Komunikata e plotë e kryetarit Fadil Nura:
E njihni Donartin? 🫶
Djaloshi hero me lopatë në dorë që po përpiqej pas vërshimeve të pastrojë rrëmujën e krijuar nga fatkeqësia natyrore, për t’u bërë inspirim i ynë dhe frymëzim i shembullit pozitiv se, pas gjithë asaj çfarë na ndodhi, ne bashkërisht do të RINGRIHEMI! 💪




