Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shtatzëna që u aksidentua dje në rrugën Ferizaj-Shtime, flet shefi i Klinikës për gjendjen e saj

Lajme 23/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dje një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Shtime- Ferizaj, ku të vdekur mbetën katër persona, derisa dy të tjerë u dërguan në Emergjencë për shkak të lëndimeve të marra.

Njëri nga të mbijetuarit tashmë është duke u trajtuar në Klinikën Intensive në QKUK. Bëhet fjalë për një grua 27-vjeçare, që është shtatzënë në javën e 22-të.

Për gjendjen e saj ka folur Shefi i Intensivës, Shaqir Uka. Uka në një prononcim për Express tha se gruaja ka marrë lëndime në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa foshnja është e mirë.

“Te Mjekimi Intensiv Qendror ka ardhë vetëm një prej të mbijetuarve. Është një paciente femër 27-vjeçare, shtatzënë 22 javësh. Ajo ka lëndime traumatike në regjionin e kokës më të lehta, regjionin e gjoksit, në regjionin e ekstremiteteve të sipërme dhe të poshtme, lëndime të rënda, lëndime serioze, të cilat para ekzaminimit dhe trajtimit në qendrën emergjente vazhdojnë të monitorohen në Intensivë. Foshnja për momentin është mirë, sipas ekzaminimeve nga gjinekologu, është mirë”, tha Uka.

Lidhur me aksidentin tragjik, ka njoftuar edhe sot Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes të tri veturave me targa vendore, deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i njërës nga veturat për arsye deri më tani të pa njohura, humb kontrollin mbi veturë dhe godet dy veturat tjera të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të kundërt.

Nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes është konstatuar se tre viktima meshkuj kosovarë janë pa shenja jete, ndërsa tre të lënduar tjerë janë dërguar në emergjencën e Ferizajt, ku më pas ka ndërruar jetë edhe viktima e katërt mashkull kosovar ndërsa dy të lënduarit e tjerë janë dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit”, thuhet në raportin e sotëm të policisë.

Për viktimat e aksidentit ka folur edhe kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu mbrëmë. Ai tha se dy prej viktimave janë nga fshati Dremjak i Ferizajt, ndërsa dy nga komuna e Shtimes.

“Pa fjalë, të tronditur nga aksidenti i sontëm në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën 4 bashkëqytetarë, dy prej tyre nga fshati Dremjak i Ferizajt e dy nga Komuna e Shtimes, në mesin e tyre edhe një punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt”.

Artikulli paraprakKryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura ia dhuron 1 mijë euro djaloshit të vogël
Artikulli i rradhës Një person kërcënon dhe fyen mjekun e QKMF-së në Lipjan, Policia nis hetimet

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.