I pari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me drejtorin e shëndetësisë, Izet Sadiku është takuar sot me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Gjatë këtij takimi Rama e Latifi kanë diskutuar rreth ndërtimit të Spitalit të Prishtinës dhe bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë sekondare.
“Bashkë me Ministrin u dakorduam që të kemi një bashkëpunim të ngushtë në krijimin e një institucioni dhe sistemi të mirëfilltë shëndetësor, i cili do të ofrojë shërbime sa më cilësore për qytetarët e Prishtinës”, ka shkruar Rama në facebook.
Sipas kryetarit Rama punimet për spitalin e Prishtinës janë duke ecur sipas planit dhe ndërtimi i tij pritet të filloj gjatë vitit 2023. /Gazeta Shneta/