Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri së bashku me nënkryetarin, Blerim Delijaj zhvilluan sot takimin e parë që nga marrja e mandatit të tyre.
Imeri dhe Delijaj janë takuar me kryetarin e Shoqatës Sindikale të Infermierëve Përparim Berisha dhe nënkryetarin e Shoqatës së Infermierëve, Enlirat Duraku, të cilët kanë uruar kryetarën për strukturën udhëheqëse të federatës.
“Palët u dakorduan që ditët në vijim të zhvillojn takim me Kryesitë e tyre në mënyrë që të
punohet bashkërisht në interes të punëtorëve shëndetësor dhe të shiqohen mundësitë e bashkimit
të Shoqatës së Infermierëve me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën e FSSh-së.
Sipas njoftimit ditëve në vazhdim “i mbetet Kryesive të shiqojnë modalitetet dhe mundësitë e arritjes së
marrëveshjes finale”./Gazeta Shneta/
Tevide Imeri zgjedhet kryetare e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë




