Kardiologët Invaziv në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë paralajmëruar grevë për javën e ardhshme.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Shneta, Kardiologu Invaziv, Fisnik Veliu.
“Po presim reflektim të kërkesave tona veç kemi shpallë fillimin e grevave, e pastaj do të mbajmë greva në vazhdimsi sipas ligjit. Në qoftëse nuk ka reflektim do të vazhdojmë të mbajmë greva. Nuk kemi as një përgjigje deri më tani nga Ministria e Shëndetësisë në adresën tonë”, konfirmon Veliu.
Ai tutje sqaron se janë në kontakt me sindikatën e Shëndetësisë në mënyrë që çdo gjë të shkojë në bazë të ligjit për greva.
Kardiologët përmes grevës ata janë duke kundërshtuar ndryshimin e Statutit të QKUK-së për transferim të shërbimeve të Kardiologjisë në atë të Kirurgjisë.
Dy ditë më parë kardiologët kanë mbajtur grevë në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.
Me plotësim-ndryshimin e këtij statuti, shërbimi kardiologjik invaziv është rikthyer në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë, pasi i njëjti ishte zhvendosur në Klinikën e Kardiokirurgjisë në vitin 2016. /Gazeta Shneta/
Ndryshohet Statuti i QKUK-së, shërbimi i stentave rikthehet në Klinikën e Kardiologjisë