Kryetarja e Shoqatës së Mamive të Kosovës Magbule Elezi ka dhënë një mesazh për koleget e saj në kuadër të vitit 2020, i cili është shpallë si viti botëror i mamive.
Elezi ka thënë se roli i mamive dhe infermiereve është i pazëvendësueshëm për ndihmën që ofrojnë në shpëtimin e jetës së pacientëve dhe lindjes së jetëve të reja, transmeton Gazeta Shneta.
“Roli juaj është i pazëvendësueshëm për ndihmën që ofroni për të sëmurët, për nevojat e tyre, ndihmoni ardhjen e fëmijës në jetë. Ju përjetoni edhe momente të dhimbshme, por edhe kënaqësi kur jemi në lajmet e mira për shpëtimin e jetëve”.
“Mamitë dhe infermierët, të punësuar dhe vullnetarë, janë njerëz si të gjithë të tjerët. Ata po punojnë 7 ditë në javë për shërbime cilësore dhe për qytetarët tanë. Gëzuar vitin botëror, sa më shumë lindje e sa më pak vdekshmëri, sa më shumë repsekt e vlerësim, sa më pak ankesa e nënçmim”, ka thënë Bule Elezi. /Gazeta Shneta/